POLITIKË

Raketat amerikane mbi Siri/ PD: Krenarë që kemi partnerë SHBA

14:06 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vendimi i beftë i Presidentit amerikan, Donald Trump për të sulmuar bazat e ushtrisë siriane ka habitur jo pak opinionin ndërkombëtar.

“Presidenti Trump urdhëroi sot në orët e para të mëngjesit goditjen me 59 raketa tomahok të bazës ushtarake në Siri, prej ku u lëshuan pak ditë më parë bombat me gaz helmues që shkaktuan vdekjen e dhjetëra civilëve mes tyre dhe shumë fëmije.

Përveçse një operacion me efektivitet të lartë ushtarak, kjo është një përgjigje e drejtpërdrejt ndaj një diktatori i cili nuk kursen jetë civilësh të pafajshëm për t’i shërbyer pushtetit të tij.

Përgjigja amerikane është edhe një shpresë e ri ndezur se rendi demokratik botëror në mbrojtje të jetës dhe të drejtave e lirive të njeriut ka garant vendin më të fuqishëm dhe demokratik të globit, SHBA.

Urdhri i presidentit Trump është një konfirmim i lidershipit moral të padiskutueshëm të SHBA në zhvillimet ndërkombëtare.

Partia Demokratike përshëndet këtë akt të jashtëzakonshëm në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit njerëzor dhe ndihet krenare për partneritetin unik strategjik me SHBA dhe Presidentin Trump”, shkruhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike do të jetë përherë në krah të SHBA dhe nesër në qeverisjen e vendit do ta ngrejë këtë partneritet në nivelet më të larta historike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.