POLITIKË

Basha i kthen përgjigje Ramës: Hajde në çadër, por me dorëheqje të firmosur

12:30 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Basha,  i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas ftesës që i bëri kz i fundit për dialog.

Kreu i opozitës e ka vënë theksin se negociatori ka 36 orë që është vënë në dispozicion të zgjidhjes.

“Rama shprehu dëshirën për të ardhur,  të vijë. Ne  i lëmë një shteg të hapur, për dialog  sa i përket zgjedhjeve përmes qeverisë teknike. Le të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur.

Çfarë tha Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë sërish thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe t’i japin fund ngërçit politik të krijuar në vend.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, ai i ka shkruar Bashës se po pret tre ditë vendin, orën, për të nisur dialogun pa kushte dhe se nuk duhet të ketë frikë.

“Gjejmë zgjidhjen, votojmë vetingun dhe shkojmë në zgjedhje”-, ka shkruar Rama, duke iu adresuar kështu kreut të PD-së, Bashës.

Ja statusi i Ramës

“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, – ka shkruar Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.