POLITIKË

Rama thumbon Metën: Qeveri besimi? Nuk ka lidhje me zgjedhësit

15:37 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Apollonia, ku ka qenë në një takim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar aleatin e tij në qeveri, Ilir Meta. Sipas Ramës, debate nuk ka lidhje me zgjedhësit. Ndër të tjera ai tha se votimi në 18 qershor ka lidhje me Shqipërinë që duan shqiptarët.

“Zemrën nuk ia çajmë dot njëri-tjetrit, por kush do të shtyhen zgjedhjet të ngrejë dorën? Kush do qeveri teknike? 1,2,3, po qeveri besimi? Debati për qeveri teknike, besimi shtyrje zgjedhjesh e me radhë, është një debat që s’ka lidhje me arsyet pse zgjedhjet duhet të realizohen dhe pse duhet votuar. Ka lidhje jo me zgjedhësit, por me ata që janë zgjedhur dhe që duan të zgjidhen e që s’duan të lënë të tjerët të zgjedhin se s’duan të zgjidhen të tjerët.

Është një debat se pse zgjedhjet organizohen dhe pse duhet të merret pjesë. Votimi ka lidhje me Shqipërinë që duan. Duam një Shqipëri ku nuk ka rëndësi sesa mëson, por ka rëndësi se si e ke mbiemrin dhe kë njerëz”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.