Tech

Rrëfehet i mbijetuari i sulmit kimik: Ja si do t`ja vë emrin djalit

14:38 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sulmi amerikan ndaj forcave qeveritare në Siri ka ngjallur shpresë tek njerëzit.

Përgjigja e SHBA¬-së në këtë moment ka qenë një shuplakë që mund të ndryshojë çdo gjë në Siri” “Assad i bëri llogaritë gabim këtë herë”, ky ka qenë komenti që ka dhënë një punëtorë i ndihmave humanitare nga qyteti jugor turk i Gaziantep –.

Qusai Zakaria, një aktivist sirian që mbeti i plagosur në sulmin kimik në Moadamiya, tha për Telegraph: “Unë do t’ia vë emrin djalit im Donald, nëse do kem një. Ai është një hero.

 “Kjo gjë do t’iu japë njerëzve shpresë. Është gjithçka për shpresën”, tha ai nga Uashingtoni ku jeton tani. “Kjo është një ndryshim loje, është një erë e re që tregon se Amerika do të bëjë diçka. Tregon se ka vija reale të kuqe në Siri. Siç thotë Donald Trump. Kjo është e tepërt”, tha ai.

Një tjetër i mbijetuar i sulmit kimi në Idlib, në veri të Sirisë tha se ai shpreson që raketat amerikane t’i japin fund sulmeve ajrore të qeverisë siriane dhe të krijojnë një zonë të sigurt për civilët.

Alaa al-Youssef, 27 vjeç rezident në Khan Sheikhoun, i cili humbi rreth 19 anëtarë të familjes së tij tha se sulmi me raketa SHBA “lehtëson një pjesë të vuajtjeve tona”, por ka frikë se ai do të jetë vetëm një ndërhyrje “estetike” për të ruajtur fytyrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.