BOTA

SHBA sulm me raketa në bazën siriane, Britania: Mbështesim Amerikën   

09:14 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të mëngjesit të sotëm, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj jave.

Presidenti, Donald Trump tha se ai e ka urdhëruar sulmin. Kjo është hera e parë, që SHBA sulmon trupat qeveritare siriane, deri më tani sulmet e saj përqëndroheshin në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik. Sipas të dhënave siriane kanë humbur jetën 5 vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë. Sulmi u krye nga bazat amerikane në Detin Mesdhe dhe konsiderohet si veprim unikal.

Nga baza ajrore e sulmuar, Al-Shairat duket se ka ardhur sulmi me armë kimike ndaj një qyteti të kontrolluar nga rebelët, Çan Shaiçun, tha Trump. Ai bëri fjalë për një akt në mbrojtje të interesave kombëtare. “U bëj thirrje të gjitha kombeve të civilizuara të na bashkohen ne”, tha Trump. Sipas të dhënave amerikane, Moska ishte njoftuar më parë për këtë sulm amerikan. Qeveria ruse ka paralajmëruar nga “pasojat negative” të sulmit amerikan kundër qeverisë siriane. “Presidenti Putin i sheh sulmet amerikane si agresion ndaj një vendi sovran, e kundër së drejtës ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë.

Qeveria britanike ka reaguar pothuajse menjëherë, duke thënë se “mbështet plotësisht” këtë sulm të marinës amerikane.

May: “Ne besojmë se ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit barbar me armë kimike nga regjimi sirian”, tha një zëdhënëse i Teresa May.

Pesëdhjetë e nëntë raketa “Tomahaëk” u hodhën nga dy anije të marinës amerikane në Mesdhe, – tha Pentagoni.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.