BOTA

Tmerr në Suedi, kamioni hyn mes njerëzve, 5 të vdekur, dyshohet për sulm terrorist

15:43 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm të Suedisë, njoftojnë mediat vendase. Rruga ky hyri kamioni është një ndër më të frekuentuarat nga këmbësorët, ndërsa nga ngjarja njoftohet për 5 te vdekur dhe disa të plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar banorët.

Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë zjarri.Autoritete kanë bërë me dije se po e trajtojnë incidentin si një sulm të mundshëm terrorist.Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se të gjitha detajet e tregojnë se incidenti ishte një “sulm terrorist”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të mesditës.”Pashë qindra njerëz duke vrapuar për të shpëtuar”, tha një dëshmitare nga vendngjarja, për një gazetë lokale.Nuk është përcaktuar ende numri i njerëzve të jenë plagosur, por dyshohet se ka të paktën 5 persona të vdekur.

Sulmi me kamion ndodhi në një nga rrugët kryesore të këmbësorëve në qytet, pak para 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT).Incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare “Ahlens Mall” e cila tashmë është rrethuar nga policia suedeze.

Dëshmitarët thonë se kanë parë dhjetëra persona në tokë, duke ngritur kështu dyshimet për një numër më të madh viktimash. “Isha në rrugën kryesore, kur një kamion i madh doli nga askundi. Nuk mund të shihja nëse dikush po e drejtonte, por di që mjeti doli jashtë kontrollit. Pashë se shtypi të paktën dy persona”, tha një tjetër dëshmitar suedez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.