BOTA

VIDEO/ Ja si anija shqiptare “Oriku” ndalon gomonen me 60 emigrantë në bord në Egje

10:58 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke, është identifikuar mëngjesin e sotëm nga anija e Forcës Detare shqiptare, e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Ekuipazhi i anijes “Oriku”, sipas detyrave dhe kompetencave që i është caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, FRONTEX.

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.

Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, raportohet se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë, 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës.

Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO-s në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i tretë i Forcës Detare shqiptare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.