BOTA

U gjend i varrosur në pyll/ Dyshimet e policisë: Mund të ketë qenë dëshmitar

17:37 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Besnik Metaj, në Itali. Trupi i tij u gjet pak ditë më parë në një pyll në Como, rreth 3 javë pasi ishte zhdukur. Ka qenë pikërisht vëllai i  viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e tij.

Altin Metaj banon në Colle Umberto. Familja Metaj është me origjinë nga Fieri. Altini jeton së bashku me dy fëmijët dhe gruan prej dhjetëra vitesh në atë zonë. Prej një muaji, ai nuk dinte asgjë për të vëllanë, i cili u gjet rastësisht të dielën, ndërsa një grup të rinjsh po bënin një ekskursion në pyllin e Eupilios. Ata vunë re një fytyrë njeriu dhe pasi gërmuan zbuluan trupin.

Shkaku i vdekjes janë dy plumba në kokë. Identifikimi i tij u bë i mundur vetëm nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve. Metaj kishte disa precedentë pa ndonjë rëndësi të madhe me policinë italiane, por asnjë indicie që mund të çonte drejt lidhjeve të tij me krimin e organizuar.

Ka disa dyshime se ai mund të jetë bërë dëshmitar në diçka të paligjshme dhe më pas është eliminuar, në mënyrë që të mos fliste. Megjithatë, hetuesit po hetojnë në të gjitha pistat. Besnik Metaj nuk banonte në të njëjtën zonë me të vëllain.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.