Kryesore

Video + foto/ Pasojat e sulmit amerikan me “Tomahawk” në bazën ushtarake në Siri

17:00 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sot një valë sulmesh ajrore ndaj regjimit të Asad, si përgjigje ndaj helmimit me lëndë kimike të shumë fëmijëve nga diktatori sirian që mbështetet nga regjimi rus. Presidenti Trump urdhëroi sumet ajrore pikërisht ndaj bazës ushtarake nga ku nisën sulmet kimike siriane që vranë mbi 80 vetë. Ushtria amerikane hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad , me sulmin që nisi në 4:45 të mëngjesit, duke vrarë 5 persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Reagimi i Assad

Bashar Al-Assad, presidenti i Sirisë, ka folur për herë të parë, pas sulmeve ajrore që SHBA-ja i nisi në mëngjesin e sotëm kundër regjimit të tij në Siri

Assad ka theksuar se sulmet ajrore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump janë “qesharake”, raporton The Guardian. Ai ka pohuar se ajo që bëri Amerika nuk është gjë tjetër, vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjgjshme.

“Ajo që bëri Amerika nuk është tjetër vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, të cilat e zbulojnë vizionin e saj të shkurtër dhe verbërinë politike, ushtarake me realitetin”, ka përfunduar Bashar Al-Assad.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.