AKTUALITET

4 plumba në kokë e në gjoks, dyshimi: Cuku u përlesh me autorin

22:43 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtuesi i policisë ka mbetur i vdekur nga 4 plumba që ka marrë. Artan Cuku është qëlluar në kokë dhe në gjoks. News 24 bën me dije se Cuku është përleshur me njërin nga autorët në hyrjen e pallatit të tij. Viktima ka qenë i vetëm sapo hynte tek ashensori i pallatit.

Kamerat e pallatit nuk e ka kapur të qartë momentin nga errësira, por janë sekuestruar kamerat e 4 bizneseve në çdo cep të pallatit ku jetonte Cuku së bashku me vëllain e tij. Deri më tani janë disa të shoqëruar në polici, lidhur me ngjarjen e rëndë pranë Liqenit Artificial.

Dy pistat ku po hetohet janë për shkak të profesionit, por edhe ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur për punën që aktualisht bënte në një polici private.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.