POLITIKË

Ademi: Autogoli i Ramës, Buna është pronë e ministrisë së Mbrojtjes

18:27 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas publikimit të një fotoje nga kryeministri i vendit Edi Rama , ku bënte përgjegjëse kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana  Ademi për rrënimin e urës së Bunës.

Ndërkohë qe  vjen dhe reagimi i kësaj të fundit, Voltana Ademit  po në rrjetet sociale “Facebook”.

Nder te tjera ajo ka shkruar se Rama ka bërë një autogol, sepse ura e Bunës është pronë e ministrisë së Mbrojtjes

Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një shkresë që i ka dërguar ministrisë së Mbrojtjes për kontribut fondesh nga bashkia Shkodër.

Ademi i ka hedhur edhe dorashkën Ramës duke e ftuar të kandidojë përballë saj në Shkodër.

Postimi i Ademit:

Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik.
Edhe një grusht njerëzish socialistë që të kanë mbete në Shkodër e dinë se ura e Bunës është pronë e Ministrisë se Mbrojtës. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatërroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribuojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!
Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatërro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro këtu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston edi rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.