POLITIKË

Basha: Rama një injorant, qeveria e tij jashtë ligjit, tirania përmbyset

13:10 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës nga çadra e protestës në ditën e 50 të qëndresës opozitare ka deklaruar prerë se qeveria e Ramës është jashtë ligjit, është tirani dhe tiranitë ose ndalen, ose përmbysen.

Sipas Bashës, protesta nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrificë dhe tani është shpresa, ëndrra dhe e nesërmja e Shqipërisë së re.

“Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë, qeverisja jashtë kushtetutës është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen, ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha, është shkruar me germa të praruara në Uashingtonin e SHBA, një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset. Ju thashë kur i ktheva nga Uashingtoni se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar dhe dje bota u bë dëshmitare e  rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA që përvëluan bazat e një tirani që nuk kurseu fëmijët e popullit të tij nga sulmet me gaz helmues”- tha Basha.

Basha theksoi se me këtë qeveri asnjë nuk do të ndryshojë për mirë, përkundrazi gjithçka do shkojë keq e më keq.

“Ky është kryeministër injorant, dëlirat e arrogant, nuk është thelluar se kopertina ka qenë formimi i tij, kopertina dhe fasada është mundësia e tij e vetme për të qëndruar në pushtet”- tha Basha.

Basha akuzoi ndërkombëtarët që i janë bërë aleatë Ramës në këtë qëndresë kundër PD-së.

“Me paratë e drogës shqiptare paguhen lobistë evropiane e amerikanë, fundërrina morale që bëjnë duanë e krimit të organizuar dhe qeverisë më të korruptuar të Evropës për të vjedhur milionat nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Evropës” –tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.