BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ E mbani mend TVA-në? Ja si ‘harbohej’ stafi…

14:00 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: E mbani mend TVA-në? Ja si ‘harbohej’ stafi…





Na ishin një herë…
Ish pronari i TVA-së i ka mbledhur në pronën e tij më të re, tek “Tropikal” ish punonjësit e tij, për të festuar sëbashku festën e fundvitit. Një ftesë kjo që duket se i ka pëlqyer më shumë se çdokujt tjetër Rezar Xhaxhiut, Eda Elbasanit dhe Valbona Kurtit. Ndoshta sepse kanë dashur të kujtojnë dhe një herë kohët e lavdishme të TVA-së kur ata ndjeheshin më të fuqishëm se kurrë ndonjëherë në botën mediatike. Gjithsesi vitin e ri e kanë pritur me shumë hare. Sepse secili prej tyre është i sistemuar më së miri në televizione të tjera- Valbona Kurti në “Alsat” ndërsa Rezar Xhaxhiu është bërë tashmë ikonë e “Vizion Plus”-it me emisionin e tij të përntashëm “Zipp”. Edhe pse postet e tyre nuk janë aq të rëndësishme sa një herë e një kohë atje në TVA, ata duken mjaft të kënaqur.


Zbulohet Ledio i “Zonës së lirë”
Ledion e “Zonës së lirë” tashmë e njohin të gjithë. Por vetëm si emër dhe si zë ama. Që prej ditës kur Arian Çani do të niste “Zonën e lirë” në TVA e pasi do ta trasportonte atë në Tv Klan, portreti i tij nuk do të shfaqej as edhe një herë të vetme në ekran. Kjo ishte strategjia. Duke luajtur deri në fund lojën e personazhit misterioz, Çani e dinte mirë se Ledio i tij do të bëhej edhe më interesant. Por ne po ia zbulojmë këtë personazh misterioz, të cilin e kemi kapur duke festuar ndërrimin e viteve tek “Tropikal” së bashku me ish kolegët e tij në TVA.


Topalli Jr & Luizi Një miqësi e re
Nëpër intervista të ndryshme jopolitike, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka pohuar jo pak herë pasionin e madh që e bija ka për muzikën. Çka të lë të nënkuptosh se Megi mund të ketë krijuar idhujt e saj që i përkasin pse jo dhe botës së muzikës shqiptare. Një prej të cilëve mund të jetë dhe Luiz Ejlli, shkodrani që u bë i njohur prej “Etheve të së premtes mbrëma” e që do të merrte edhe më shumë famë, pasi prezantoi Shqipërinë në Festivalin Evropian. Por duke iu referuar natës së ndërrimit të viteve, të cilën (rastësisht ose jo) ata e kanë kaluar së bashku në të njëjtin lokal (nga ku është bërë dhe kjo fotografi), mund të thuhet se vajza e Topallit, më shumë se fanse është një mikeshë e ngushtë e Luiz Ejllit. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo miqësi duket qartë se është nën kontrollin e dy familjeve shkodrane. Në një natë të tillë as njëri e as tjetri nuk mund të kenë qenë pa pjesëtarët e familjes pranë.

 
Festa e kryetarit
Edhe pse nuk ka shpallur se është i fejuar, Kryetari i Partisë Socialiste në Durrës, Gazmir Bizhga nuk e ka fshehur kurrë historinë e tij të dashurisë. Është shfaqur hapur (jo në dalje publike) me mikeshën e tij bionde, për të cilën thuhet se është shumë më e re në moshë se ai. Por hendeku i viteve duket se nuk ka krijuar aspak problem për ta. Pasi kanë kaluar një vit të mbarë, kanë preferuar ta presin së bashku dhe vitin e ri në “Tropikal”. Pa u ruajtur aspak nga sytë kureshtarë e nga aparati fotografik. E siç duket edhe nga këto fotografi që “Bluetooth” ka siguruar nga ajo natë, kur kanë dëfryer jo pak në ritmet e muzikës.
Ky shkrim u botua më 13 Janar 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.