BLUETOOTH

Damiano lë nënën e sëmurë në Greqi për t’u futur në “Big Brother”

10:12 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Enida HIMAJ

 

Mamaja e banorit: Më shqetësojnë ata që komentojnë me vrer për ne.
Djali nga Berati ka rrëfyer për dhunën në familje.
Damiano është ndër banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother”. Dalja nga ‘reality-show’, më pas rifutja e kanë kthyer vëmendjen tek djali simpatik që jeton në Suedi. Megjithatë, ashtu si ai vetë e ka thënë, nuk ka pasur një jetë të lehtë. Prindërit e Damianos janë ndarë vite më parë, për shkak të dhunës së vazhdueshme të babait të tij. Para se të bëhej pjesë e lojës, vetë Damiano e ka rrëfyer historinë e tij nëpërmjet një videoje. “Ju përshëndes live nga puna, për dhunën ndaj grave… E kam përjetuar vetë që fëmijë dhe do ju lutesha të gjithë burrave, meshkujve, të mos tregojnë forcën ndaj grave, sepse ai që përdor dhunën nuk është mashkull”, thoshte djali nga Berati. “Bluetooth” ka mundur të mësojë të tjera detaje nga jeta jashtë e banorit. Mamaja e tij, Luli aktualisht jeton në Greqi ku dhe është e sëmurë. Në komunikimin e saj për “Bluetooth”, zonja Luli është shprehur se e kanë mërzitur shumë komentet negative për Damianon, edhe pse i pëlqen shumë loja e të birit. “Jam shumë e sëmurë me diabet dhe për këto ndodhën me Damianon u mërzita për faktin që u izolua dhe vazhdoi përsëri. Megjithatë, ai është tip i fortë, vetvetja dhe shumë i matur në ato që bën. Nuk më ka shqetësuar prania e tij në ‘Big Brother’. Damiano është gjëja më e bukur që kam, më kanë shqetësuar ata persona që komentojnë vrer për atë dhe mua, të cilat nuk ekzistojnë tek ne. Unë jam shumë e veçantë për të, ai e ka thënë, ashtu është dhe në realitetin e përgjithshëm”, ka thënë mamaja e konkurrentit të “Big Brother”. Megjithatë, Luli nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth historisë së dhimbshme familjare apo marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj. Prej kohësh Damiano dhe mamaja e tij jetojnë larg njëri-tjetrit. Luli jeton në Greqi ku dhe prej disa kohësh vuan nga diabeti, nga ana tjetër Damiano jeton në Suedi ku dhe është larguar për të punuar. Damiano është larguar nga Shqipëria në moshë fare të re, vetëm 15 vjeç për shkak të vështirësive financiare me të cilat ndeshej familja e tij. Për këtë arsye konkurrenti i “Big Brother” nuk ka mundur të vazhdojë studimet për mjekësi, siç ishte ëndrra e tij dhe e familjes. Në javët në vijim pritet që vetë Damiano të flasë për historinë e dhimbshme të familjes së tij, duke rrëfyer edhe detaje nga dhuna e babait ndaj tij dhe nënës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.