AKTUALITET

Vlorë/ Gjenden trupat e dy peshkatarëve amatorë italianë, të zhdukur prej ditësh

11:15 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë gjendur në ujrat e Vlorës kufomat e dy peshkatarëve amatorë të zhdukur qëkur ishin nisur nga porti i Torre Santa Sabina.

Kështu,  trupat e 48-vjeçarit Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçarit, Francesko De Blasi, dy peshkatarë, tani janë në Vlorë dhe do të dërgohen në Itali për hetime të mëtejshme.

Familjet e dy viktimave janë nisur për në Shqipëri për të bërë identifikimin e trupave pasi janë vënë në dijeni nga Policia e Brindisit.

Duket se vdekja ka ardhur nga mbytja, por kjo do të duhet një autopsi e autorizuar nga prokuroria e Brindisit që ta konfirmojë zyrtarisht vdekjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.