POLITIKË

Kastriot Islami “flirton” me Metën: Koalicion PD-LSI? Pas zgjedhjeve të lira

18:16 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestën e opozitës si dhe propozimin e Metës për qeveri ‘besimi’.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në ‘News24’ Kastriot Islami e ka vlerësuar porpozimin e Metës për një qeveri besimi. Deputeti i djathtë ka lënë të hapur idenë e një koalicioni PD-LSI, pas zgjedhjeve të lira.

E hëna është afati i fundit për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhje. Çfarë do të ndodhë?

Kriza politike ka kohë që ka nisur dhe kjo është një nga krizat e mëdha të besimit. Ka pasur raste kur është kaluar me kalim të butë të zgjedhjeve, por ka pasur raste edhe kur ka pasur probleme. Kjo situatë sot është në krizë të thellë besimi. Ditën e hënë mbaron afati për regjistrimet në KQZ. Opozita është shprehur se nuk regjistrohet në zgjedhje.

Basha ka pasur takime e aleatet, ka pasur tentative për ta bindur?

Kjo ishte një lëvizje për të dalë në një protestë qytetare. Qëndrimi i PD është qëndrim i opozitës së bashkuar. Kjo lëvizje është që të shkohet në nje qeveri pa Edi Ramën. Pra duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po flitet për një takim Rama-Basha?

Nuk jam në dijeni të detajeve. Takimet parapërgatiten dhe shkohet në takim. Në Shqipëri jemi në një rast ku unë mendoj se në tavolinën e qeverisë ku garantohen zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ishin të gjitha partitë kryesore. Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të ulet në tavolinë.

Qeveria e besimit është zgjedhje?

Qëndrimi i Metës është i artikuluar qartë për të zgjedhur ngërçin polik. Qeveria e besimit do të thotë që të kemi një qeveri ku garantohen zgjedhjet. Dhe qeveria teknike mendoj se është e duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

A do ishit për një marrëdhënie të re PD-LSI?

Ka dy momente, një moment kur forcat politike që kanë arritur një rezonancë, kanë një bashkëveprim në distancë mes PD dhe me LSI për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është bërë i qartë pozicioni i LSI, PDIU dhe PD, për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një pjesë e brendshme e PS, siç është Kokëdhima, dhe Blushit. Po shohim që Rama mbetet në zgjedhje. Në bllokun e dytë flitet për koalicion; pasi të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një moment tjetër para apo pas zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.