POLITIKË

Rama thumbon Ademin: S’po mundemi dot të bëjmë sa meriton Shkodra

10:51 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e sotme kryeministri Rama është në Shkodër  dhe rrugës për atje nuk ka munguar të postojë edhe një foto nga Ura e Bunës.

Dhe me sa duket ka thumbuar edhe Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, duke u shprehur se për Shkodrën nuk është bërë sa duhet.

‘’Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.

Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.

Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët.

#VajmedetpërShkodrën’’, shkruan Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri nuk është dakord me punën e bërë nga kryebashkiakja për Shkodrën.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.