POLITIKË

Sherri Rama-Ademi për urën e Bunës, reagon MM: S’është detyrim i joni

18:34 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas përplasjes së kryebashkiakes Voltana Ademi me kryeministrin Rama për urën e Bunës, ka reaguar Ministria e Mbrojtje. Nëpërmjet një deklarate publike, institucioni bën me dije se nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i është përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor.

Deklarata

Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike. Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes.

Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure. Rezultatet e këtij rikonjicioni i janë paraqitur kryetares së bashkisë nga ekspertët e FA dhe ekspertët e bashkisë, të autorizuar prej saj për të bërë evidentimin e problematikës.

Nga ky moment mbetet në detyrimin e bashkisë Shkodër të vendosë nëse kërkon ndërhyrjen e Forcave të Armatosura ose jo për ndertimin e saj. Detyrim i cili deri tani ka qëndruar në heshtje nga drejtuesit e bashkisë.

Edhe njëherë tjetër Forcat e Armatosura sigurojnë opinionin publik se do të vijojnë të jenë pranë tyre në çdo rast kur lipset ekspertiza dhe kapacitetet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.