POLITIKË

Takimi me nxënësit/ Blushi akuzon Ramën: Turp, i kërcënove me nota për vota

11:40 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti Ben Blushi ka reaguar për takimin e kryeministrit Rama me nxënësit e shkollave te Fierit. Blushi ka qene i ashpër ne reagimin e tij ku është shprehur mësuesit i kërcënon me nota ose me mungesa.

Ne një  postimi në rrjetet sociale “Facebook”  Blushi shkruan se edhe sikur të kishin ardhur me qejf duke lënë mësimin për të ndjekur të Pandjekurin, nuk do kishin dot aq para sa të paguanin auto buzët nga qyteti deri në Apolloni

TI NXJERRIM PARTITË NGA SHKOLLAT

“I turpshem mitingu i Edi Ramës me nxënësit e shkollave të Fierit. Edhe sikur të kishin ardhur me qejf duke lënë mësimin për të ndjekur të Pandjekurin, nuk do kishin dot aq para sa të paguanin autobuzët nga qyteti deri ne Apolloni. Edi Rama i mblodhi me urdhër duke ju folur kundër partive që ata apo prindërit e tyre duan të votojnë. Mësuesit i kërcënuan me nota ose me mungesa. Është njëlloj sikur të kërcënosh pacientët se do ti zbosh nga spitali po nuk votuan për ty. Në një vend normal këta mësues pushohen nga puna. Prandaj jam më I bindur se kurrë për depolitizimin e trupës mësimore. Mësuesit nuk duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në parti, as në komisione, as në mitingje, njëlloj si policët. Kështu shpëton edhe shkolla,edhe partia edhe Apollonia. Duhet ta kthejmë në normë. Edi Rama natyrisht le ta votojë kundër”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.