EKONOMI

Tarifat e energjisë, ERE: Çmimi nuk ndryshon deri në fund të 2017

09:17 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

 

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur çmimet që do të aplikojnë operatorët e tregut të energjisë deri në 31 dhjetor 2017. Në kushtet kur tregu është ende duke u transformuar si efekt i paketës ligjore që ofron një model të ri, Enti ka gjykuar se tarifat e zbatuara përmbushin kërkesat që kanë operatorët për burime financiare dhe funksionim normal të punës së tyre. Në dhjetor të vitit të kaluar Enti vendosi që përkohësisht deri në muajin mars 2017 të mos kishte ndryshime të çmimeve të energjisë as për operatorët e mëdhenj dhe as për konsumatorët fundorë. Ajo që u përcaktua në vendim ishte tarifa që do të aplikohej për shitjen e energjisë për klientët e lidhur në tension 35 dhe 20 kilovolt.

Vendimi

Me vendimin e datës 6 prill ERE ka vendosur që këto ndryshime të mbeten në fuqi deri në fund të vitit. Pra, konsumatorët familjarë të paguajnë 9.5 lekë/kwh, OSHEE t’i paguajë OST për çdo kilovat/orë energji të transmetuar 0.65 lekë/kwh kurse KESH do të aplikojnë 1.45 lekë çdo kilovat/orë si çmim prodhimi. Në të njëjtin vendim numër 190 të lënë në fuqi përcaktohet se për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35kw çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 Lekë/kwh ndërsa çmimi në pik është 10.93 lekë/kwh. Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kw çmimi i shitjes së energjisë është 11 lekë/kwh ndërsa çmimi në pik është 12.65 lekë/kwh. Tarifa e aksesit të shpërndarjes për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20kV të jetë 3,9 lekë/kwh.

Kërkesat

OSHEE kërkoi që me 2017 të aplikohen tarifa në nivele tensioni. Për konsumatorët fundor OSHEE kërkoi 4.9 lekë për kilovatorë tarifë, e cila bashkë me tarifat e tjera të transmetimit dhe prodhimit dhe furnizuesit me shumicë arrijnë nivelet aktuale të çmimit që është sot në fuqi prej 11 lekë për kilovatorë. Gjithashtu, ERE la të pandryshuara edhe tarifat e tjera për çdo nivel tensioni. Enti Rregullator nuk ndryshoi as tarifën që KESH i shet OSHEE energjisë edhe pse modeli i tregut që është në zbatim aktualisht kërkon që kjo tarifë të ndryshojë. Aktualisht KESH e shet një kilovatorë energji 1.45 lekë dhe kishte kërkuar që kjo tarifë së paku të ishte 2.4 lekë. Enti Rregullator nuk mori në konsideratë këtë kërkesë. Operatori i Transmetimit të Energjisë OST kishte kërkuar dyfishim të tarifës për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2017. Tarifa e kërkuar është 1.17 lekë për kilovatorë nga 0.65 lekë që është aktualisht. Por Enti Rregullator nuk e ka marrë në konsideratë këtë kërkesë duke e lënë të pandryshuar tarifën. Sipas shpjegimeve që vetë OST ka dhënë, rritja e tarifës kërkohet për të realizuar rreth 7,6 miliardë lekë të ardhura që duhen për të mbuluar shpenzimet e aktivitetit. OST thotë se këtë vit, vetëm pagesat për anëtarësim në organizata europiane dhe rajonale kushtojnë mbi 500 mijë euro.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.