AKTUALITET

Tërmet 5.2 ballë në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë në disa qytete. Dëme në Kurbin

15:58 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në të gjithë vendin, rreth orës 16:00. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Krujë, Bulqizë, Elbasan, Laç, etj.

Tërmeti ka qenë me magnitutë 5.2 ballë. Epiqendra e tërmetit  mësohet se ka qenë në Kurbnesh të Mirditës, ku mësohet se ka patur edhe dëme në disa në shtëpi.

Pak orë pasi një tërmet i fuqishëm goditi pjesën më të madhe të Shqipërisë, në Perlat të Mirditës është ngritur grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara si pasojë e lëkundjeve sizmike. Si pasojë e tërmetit 5.0 ballë në fshatin Perlat të Mirditës janë dëmtuar disa shtëpi.

Grupi i punës përbëhet nga bashkia e Mirditës dhe specialistë nga Tirana. Në vendngjarje ka mbërritur dhe Drejtori i Emergjencave Civile. Tërmeti me mangitudë 5.0 ballë është ndjerë sot në Tiranë, Krujë, Mat, Bulqizë, Laç, Lezhë, Pukë, Shkodër dhe Elbasan.

Raportohet se tërmeti ka qenë 2 km nga veri perëndimi i Kurbneshit në Mirditë dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km.

Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.