AKTUALITET

Video/ Vidhnin farmacitë me armë, në pranga dy të rinjtë

14:45 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bëhet e mundur nga komisariati i Policisë identifikimi dhe arrestimi i autoreve të vjedhjes së farmacisë në rrugën e Kavajës të datës 25.03.2017.

Kështu, ditën e sotme janë venë në pranga Foti Kristali18 vjeç, në bashkëpunim me Kristi Çinari, 18 vjeç të dy banues ne Tirane.

Dy të rinjtë 18-vjeçarë janë të dyshuarit kryesore të vjedhjes me dhunë të farmacisë, ku dhe kanë arritur të marrin një sasi lekësh.

Aktualisht shtetasi Kristi Çinari, ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes

Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

Ngjarja

Një farmaci në “Rrugën e Kavajës” ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Mësohet se 2 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në farmaci dhe kanë kërcënuar farmacisten.

Ata i kanë kërkuar xhiron ditore, ose në të kundërt do ta qëllonin. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e tyre. Sipas Policisë, ata kanë marrë 150 mijë lekë të vjetra.

 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësis ligjore të autorëve të vjedhjes së ndodhur në një farmaci në Rrugën e “Kavajës”, më datë 25.03.2017.

Më datë 07.04.2017, është arrestuar shtetasi:

– F.Kristali18 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Kristi Çinari, 18 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në Rrugën e “Kavajës”, ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.

Aktualisht shtetasi Kristi Çinari, ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes

Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.