POLITIKË

Ademi-Ramës: Eja konkuro në Shkodër. Kryeministri e krahason me Bashën

17:53 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Shkodra, ku ka qenë ditën e sotme, kryeministri nuk i ka kursyer akuzat për kryebashkiaken Voltana Ademi. Kreu i qeverisë e kritikoi Ademin për shkatërrimin e Urës së Bunës dhe mungesën e përgjegjësisë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Voltanës, e cila nëpërmjet një statusi i ka bërë thirrje Ramës ta sfidojë atë në zgjedhjet lokale në Shkodër pas dy vitesh. Nuk ka vonuar as përgjigja e Ramës, i cili i ka përsëritur Ademit se është në gjumë. Këtë herë kryeministri i ka vënë në dukje edhe gabimet e shumta ortografike që ka në mesazhin drejtuar atij.

Statusi i Voltana Ademit

“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.”

Por, ja si i është përgjigjur Ademi, duke e sfiduar publikisht në fund me anë të një mesazhi në Fb.

“Edhe një grusht njerëzish socialistë që të kanë mbetur në Shkodër, – shkruan kryebashkiakja, –  e dinë se Ura e Bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatërroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!

Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatërro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!

Faleminderit qe ekziston Edi Rama!”

 

Statusi i Edi Ramës

Ja edhe një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:

Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt😀

Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha jo truri, i parazitëve që u punon goja jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori, që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht, s’të kam parë ndonjëherë me këtë sy. Por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç’kishte mes Lulëzimit e Tiranës.

Kështu që kur ti flet, për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po katandiset Shkodra, teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste😂

Ndërkohë unë i shkreti do vazhdoj thjesht të mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet! Ata mund të të dëshmojnë, se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni i kryebashkiakëve për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug😀

Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak dhe Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë😂 E ashtu në gjumë, më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen, mirë që gramatikën e drejtshkrimin në tërësi nuk i njeh, po kujdes, të paktën fjalën konkuro mos e shkruaj me “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur✌

E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.