AKTUALITET

Ekzekutimi i ish-drejtuesit të policisë/ Ervin Hodaj: Policia angazhimin për të zbuluar autorët

22:05 - 08.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




SANYO Digital Camera

Menjëherë pas vrasjes së Artan Cukut ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës. Ervin Hodaj ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe tha se ngjarja është mjaft e rëndë dhe për zbardhjen e saj policia do të angazhohet maksimalisht.

Ai tha gjithashtu se plumbat e marrë në trup kanë qenë fatalë për Cukun, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët. “Plumbat kanë qenë fatalë për Cukun i cili ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët. Janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Jemi shumë herët për të dhënë informacione, por po punojmë. Të gjitha pistat do të hetohen nga ne. Është një ngjarje e rëndë dhe do të jetë angazhimi maksimal nga Policia. Kemi marrë në pyetje në komisariat dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.