POLITIKË

Basha i përgjigjet Ramës: Janë orët e fundit të marrëzisë, ke nevojë për ilaçe!

19:30 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak sekonda pasi Edi Rama mbaroi rubrikën “Komunikimi i Javës”, Lulzim Basha i dha përgjigje nga protesta e PD përballë kryeministrisë.
“Çdo të diel, në vetminë e tij, këndon monologu i bilbilit. Rama tha sot se të bësh zgjedhje fasadë, është patriotike, duke treguar se ai ka nevojë për ilaçe”, tha Basha.

Lideri i opozitës tha se Rama, duke qenë në orët e fundit në karrigën kryeministrore, po i fryn përçarjes së shqiptarëve.

“Të ndalësh demokracinë me krim dhe drogë nuk është aspak patriotike dhe të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme nuk është aspak anti-europiane. Anti-europian është vetëm projekti i Ramës për kapjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve”, tha Basha.

Në çadrën e protestës së opozitës, ka marrë pjesë sot edhe ish-kongresmeni amerikan Bob MvEëen, i cili përshëndeti protestën dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për situatën politike në Shqipëri.

“Sot është koha për dialog dhe për të ushqyer besimin ndaj Shqipërisë së re. Çështja nuk është aq e ngatërruar, sepse ata që duan realisht Shqipërinë, janë të bashkuar. Personi që nuk i bashkohet këtij koalicioni, nuk e vlerëson demokracinë”, tha ish-kongresmeni amerikan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.