POLITIKË

Basha, i vendosur: Opozita nuk do regjistrohet në zgjedhje fasadë

14:13 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në rrjetin social “Facebook”, ka pohuar se opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje fasadë. Ndërsa nesër përfundon afati i regjistrimit të partive në KQZ, opozita vijon të këmbëngulë se nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Nga ana tjetër, sot KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive politike.

Ja statusi i plotë i Bashës

“Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ skadon nesër. Opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur.

Këto janë momentet e fundit të republikës së vjetër. Së shpejti, ajo do të jetë histori. Asgjë nuk do të jetë si parë. Gjithçka do të ndryshojë, falë lëvizjes, falë qëndresës sonë, falë qindra mijra shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për t’i hapur rrugën Republikës së Re.” #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.