AKTUALITET

Berisha: Vrasja e Cukut me sfond shtetëror, Saje Qorri e largoi nga detyra për interesa të trafiqeve të tij

10:59 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur ekzekutimin e Artan Cukut, si një vrasje me sfond shtetëror. Ai ka theksuar se Saje Qorri e largoi nga detyra për interesa të trafiqeve të tij dhe klanit të tij, duke e dënuar me ashpërsi këtë krim.

 

Ja statusi i plotë i Berishës

Një krim i shëmtuar, një vrasje me sfond shtetëror.

Të dashur miq, mbrëmë u ekzekutua në një atentat mafioz një ish- drejtues i lartë i policisë së shtetit, Artan Cuku. Artan Cuku për 16 vite me radhë kreu detyra të rëndësishme, si nëndrejtor i Drejtorisë së Tiranës dhe Drejtor i drejtorisë së Vlorës. Në 16 vite në policinë e shtetit ai u karakterizua nga guximi, përkushtimi dhe integriteti në luftën kundër mafies dhe krimit. Në fund të vitit 2013, Saje qorri e largoibate nga drejtor policie të Qarkut të Vlorës për interesa të trafiqeve të tij dhe klanit të tij duke e lënë si hakmarrje në duart e trafikantëve, kriminelëve me të cilët ai ishte përballur në zbatim të ligjit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit Artan Cuku, dënoj me ashpërsi të madhe këtë krim të shëmtuar me sfond shtetëror dhe i bej thirrje prokurorisë të hetojë dhe të bëjë çdo përpjekje për identifikimin e autorëve, si dhe sfondin shtetëror të kësaj vrasje për shkak të detyrës. sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.