BLUETOOTH

Fotot/ Kur Fatos Nano “harbohej” me Taulant Ballën e Olldashin me “Final Countdown” të Europe

14:00 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Grupi “Europe” në Tiranë, detajet e festës private
Një festë ndryshe në “Living room”. Ku do të ndodhnin çudira të mëdha. Jo vetëm pse aty gjendej grupi legjendar i rrokut, “Europe”





Nano, jo rastësisht
Vetëm pak minuta para se të mbërrinin djemtë e grupit “Europe”, në “Living room” është shfaqur dhe Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana dhe nga deputeti Taulant Balla. Në fillim, kjo vizitë e tij u duk krejt e rastësishme. Në fakt nuk ishte e tillë. Kjo do të kuptohej qartë në çastin kur Nano do të ngrihej nga tryeza e tij, për të takuar djemtë e grupit “Europe”. E menjëherë pas tyre edhe kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Sokol Olldashi. Duke lejuar që një takim i tillë të fokusohej edhe në aparatet fotografikë dhe në kamerat televizive, që u gjendën aty në ato momente.


Fanse e “Europe” apo e Olldashit!?
Zëvendësministrja e Rendit, Iva Zajmi ka qenë ndër të ftuarit e parë që ka mbërritur në “Living room”. Nuk e ka fshehur aspak dëshirën për të takuar dhe bërë një fotografi me djemtë e grupit “Europe”. Ndoshta për të treguar se është një fanse e çmendur e këtij grupi dhe e muzikës rrok, po aq sa dhe shefi i saj.


Albani& friends
Në festa të ndryshme, ai gjithmonë shfaqet me shoqëruese të ndryshme. Ama ato asnjëherë nuk janë vajza të panjohura. Përkundrazi. Ja edhe në mbrëmjen e datës 13 janar, në festën e “Living room” Alban Skënderaj ka qenë i shoqëruar nga kryetarja e FRESH-it Megi Ajtyresa. Kjo mund të ketë qenë dhe thjesht një rastësi, përderisa po atë ditë FRESH ka organizuar një takim, ku Skenderaj ishte i ftuar si këngëtar.


Mes gazetarësh
Në një mbrëmje të tillë, e ideuar më shumë si një takim mes gazetarëve dhe grupit “Europe” nuk kishte si të mungonte Edi Paloka, tashmë drejtor i agjencisë më të madhe të informacionit në Shqipëri, ATSH. Por u duk qartë se nuk ishte ndonjë fans i “Europe”. Ndaj nuk është çudi që të ketë ardhur vetëm me qëllimin,  për të kaluar një natë interesante mes miqsh gazetarë.


Në ikje…
Një koncert shumë madhështor, që i ngjalli shumë emocione edhe atij vetë. As që e kishte menduar Joey Tempest, se në Tiranë do të ndodhte kështu. Fjalëve që i kishin thënë, nuk u kishte besuar dot deri në momentin që e pa vetë se ç’fansa të çmendur kishte në Shqipëri. Ajo çka e ka çuditur më shumë, është fakti se një pjesë e mirë e atyre që e kanë pritur pas portës së prapme të Pallatit të Kongreseve, për të marrë një autograf prej tij, ishin shumë të rinj në moshë.


Energjia e Ermalit
Për hir të kushëririt të tij Sokol Olldashi ose për hir të ndonjë pasioni që mund të ketë për rrokun, në koncertin e “Europe” ka qenë dhe Ermal Mamaqi. Dhe jo i vetëm. E ka shoqëruar dhe e fejuara e tij Ami. Të dy së bashku kanë qenë shumë aktivë gjatë gjithë atij koncerti. Pas kësaj, është e thjeshtë për ta kuptuar, se sa aktiv do të jetë Ermali gjatë fushatës së Olldashit.


Vërtet fansë
As që mund të vihej në dyshim që Sokol Olldashi do të ishte në koncertin e madh të “Europe” në Pallatin e Kongreseve. Madje bashkë me të e ka shijuar këtë koncert edhe bashkëshortja e tij. Janë parë duke kërcyer herë pas herë, kapur krahë për krah me njëri- tjetrin e duke kënduar deri në fund disa prej këngëve të repertorit të vjetër të atij grupi. Çka do të thotë, se nuk mund të vihej në dyshim as që ata janë vërtet fansa të atij grupi rroku.
Ky shkrim u botua më 20 Janar 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.