AKTUALITET

Del bilanci i dëmeve: Ja pasojat që shkaktoi rënia e tërmetit

10:01 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tërmeti i djeshëm nuk kaloi pa pasoja. Emergjencat Civile kanë raportuar mëngjesin e sotëm bilancin e dëmeve materiale që la pas tërmeti i një dite më parë me epiqendër, Mirditën.

Sipas njoftimit, “Në datë 08.04.2017, ora 15:52:57, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.1 Rihter, me thellësi 15 km dhe me epiqendër në fshatin Kthellë, Njësia Administrative Kurbnesh, bashkia Mirditë”.

Mësohet se, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar çarje të mureve të banesave në këto zona:

-Në fshatin Përlat i Epërm, Njësia Administrative Kurbnesh, është dëmtuar banesa e 1 shtetasi.

-Në bashkinë Klos kanë pësuar çarje të mureve 5 banesa.

-Në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Kurbnesh, është dëmtuar 1 banesë.

-Në fshatin Bulshare, Njësia Administrative Orosh, është dëmtuar 1 banese.

-Në Njësinë Administrative Orosh, bashkia Mirditë është demtuar 1 banese.

MASAT 

Emergjencat Civile thonë se është ngritur grupi i punës për të verifikuar ditën e sotme të gjitha banesat, të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë.

Emergjencat Civile kane qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të pushtetit vendor për të marrë çdo informacion rreth dëmeve të shkaktuara dhe marrjen e masave për përballimin e situatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.