AKTUALITET

Detajet/ Komisari u vra me dy armë, policia jep 3 milionë lek shpërblim për informatorët

13:25 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ka dhënë sot detaje të reja lidhur me vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku. Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se në vrasjen e komisarit janë përdorur dy armë, ndërkohë që janë gjetur 7 gëzhoja.

Policia bën të ditur gjithashtu se janë shoqëruar 11 persona për t’u pyetur, ndërkohë që ka vënë në dispozicion të identifikimit të autorëve 3 milionë lekë të rinj shpërblim. Gjithashtu, Policia e Tiranës ka garantuar anonimatin e plotë për këdo që ofron informacion.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 08.04.2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit “Melrose” nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish-punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme.

Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte.

Me marrjen dijeni për ngjarjen është krijuar grupi i posaçëm hetimor, me specialistët më të mirë të Drejtorisë Vendore të Tiranës dhe Drejtorisë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, i cili kryesohet nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2  gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5  gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Përsa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit.

Policia e Tiranës, duke garantuar anonimatin e plotë, ka vënë në dispozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje shumën prej 3 milion lekë të reja si shpërblim, në numrin e telefonit 0694110299.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.