EKONOMI

Gjoba dhe bllokim aktiviteti, ja masat që ka marrë AKU pas kontrollit në 880 subjekte

12:11 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




119 subjekte janë gjobitur, ndërsa 8  u është bllokuar aktiviteti për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore.

Këto kanë qenë masat e marra nga AKU, e cila ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore. Kështu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë mish që importohet, por edhe në biznese që tregtojnë mish që vjen nga tregu vendës. AKU ka bërë të ditur se kontrollet janë fokusuar në markete, dyqane dhe çdo subjekt tjetër. “Nga 880 inspektime, janë marrë masa gjobë dhe paralajmërim për 119 subjekte. Gjobat janë vendosur për mosplotësimin e kushteve higjieno-sanitare, tregtimi jashtë kritereve të përcaktuara nga ligji, apo edhe për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu ndaj 8 subjekteve është marrë masa ‘Bllokim aktiviteti’ për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. Janë sekuestruar 146 kg mish, të cilit i mungonte vula e thertores së licencuar.

Për shkak edhe të shqetësimit në disa media ndërkombëtare, që ka të bëjë me mishin që vjen nga Brazili, AKU do të vijojë të kontrollojë imtësisht çdo lloj produkti që vjen nga jashtë Shqipërisë. Për mishin që vjen nga Brazili, analizat nga laboratori i ISUV kanë konfirmuar të njëjtën përgjigje si të laboratorëve të AKU-së, ku ka rezultuar brenda parametrave që parashikon ligji, por AKU do të jetë e vëmendshme ndaj çdo sasie mishi që do të importohet në vendin tonë.

Me afrimin e sezonit turistik AKU po përgatit një plan të ri masash dhe inspektimesh vetëm për përballimin e këtij sezoni.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimet”, – thuhet në deklaratën e AKU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.