POLITIKË

Kush gënjen? Edi Rama citon Eurodeputetin e Austrisë: Të kërkosh shtyrje zgjedhjesh, kthim pas

10:48 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, në një status në rrjetin social “Facebook”, për të 11-ën herë ka pyetur sot se kush gënjen. Ai ka postuar deklaratën e Prof. Dr. Josef Weidenholzet, Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë, i cili ka theksuar se Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. “Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e ‘zgjedhjeve të lira’ të kërkosh një ‘qeveri teknike’, do të thotë të rikthehesh disa vite pas”, – citon Josef Weidenholzet.

 

Ja statusi i plotë i Ramës

 

KUSH GENJEN? (11)

“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.
Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kerkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.
Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”.

Prof. Dr. Josef Weidenholzet
Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.