POLITIKË

Mediu kërkon votën e Asamblesë së PR: Nuk regjistrohemi në zgjedhje

11:20 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir Mediu, Kreu i Partisë Republikane, ka kërkuar sot votën e Asamblesë, për të qëndruar në krah të PD-së dhe partive të tjera të bllokut opozitar për kauzën e zgjedhjeve të lira, duke mos u regjistruar në KQZ.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se PR nuk do regjistrohet në zgjedhje, jo se do që t’i bojkotojë zgjedhjet, por nuk mund të jetë pjese sa kohë nuk ka një qeverisje që garanton një proces të lirë dhe të ndershëm.

“Jemi i vetmi vend në NATO që nuk bën zgjedhje të lira. Strukturat kriminale kanë zotëruar territorin. Kërkuam qeveri teknike për garanci të zgjedhjeve. Nuk do lejojmë zgjedhje të kontrolluara nga krimi. Ne si Parti Republikane bashkë më PD dhe parti të tjera kemi vendosur jo të bojkotojmë zgjedhjet, por të mos lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve të kontrolluara nga krimi dhe korrupsioni, kemi vendosur që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme dhe kjo është përgjegjësi e çdo qytetari por sidomos e forcave politike që pretendojnë se i përfaqësojnë këta qytetarë”, – tha ai.

Duke vijuar më tej, ai shton se nesër mbaron afati i regjistrimit i partive politike. “PR si parti e opozitës ka vendosur që bashkë me PD dhe partitë e tjera që nuk do të regjistrohet në këto zgjedhje për sa kohë nuk do të kemi një qeverisje, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj kërkoj dhe miratimin e kësaj Asambleje që të gjithë ne këtu të votojmë sot për mosregjistrimin e PR së bashku me partitë e tjera që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër”, – tha ai.

Gjithashtu, në fillim të asamblesë, Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se vrasja e komisar Artan Cukut tregon se krimi është i lidhur me shtetin.

“Vrasja e Artan Cukut tregon se krimi nuk njeh kufi. Kjo ngjarje tregon se krimi është i lidhur me shtetin. Artan Cuku u largua padrejtësisht nga policia. Artan Cuku u largua nga policia për pikëpamje politike. Krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.