POLITIKË

Meta mesazh Ramës: Demokracia, jo “one man show”, por një shans për të gjithë

13:03 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke folur nga takimi me të rinjtë e LRI-së, teksa ka theksuar se e ardhmja është e të rinjve ka deklaruar prerë se vendi dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur as me arrogancën e njërës palë e as me ultimatumet e palës tjetër.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë, as me ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme të gjithëpranuara nga të gjithë. Ndaj ne nuk do kursejmë energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona, që nga imja i pari, ministrave për t’i dhënë zgjedhje të ndershme politike vendit dhe shqiptarëve, e për të mos u bërë turpi i Evropës në vitin 2017”, – ka thënë ndër të tjera gjatë takimit me LRI-në, Ilir Meta.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta në takimin me të rinjtë e LRI-së në pallatin e sportit “Asllan Rusi” e ka thënë troç se nuk pranon zgjedhje pa opozitën.

Ai tha se zgjedhjet në Shqipëri nuk do të jenë “one man show” por do të jenë një shans për të gjithë.

“Prindërit tuaj, por dhe ju kërkoni një shans më të mirë për një arsim e jetesë më të mirë. Të gjithë ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë që përfaqëson qytetarët dhe jo krimin e organizuar që përmes monopoleve, ekraneve të kapura dhe koncesioneve po ndalojnë sipërmarrjen në vend. Kjo është koha juaj e të rinjve dhe të rejave. Lum kush e dëgjon zërin e tyre, ne kurrë nuk mund të lejojnë që zgjedhjet e lira të bëhen kurban në këtë vend. Në mënyrë  që liria e medias të mos kthehet në farsë, që liria ekonomike dhe drejtësia e pavarur të mos kapen nga askush. Jemi  të vendosur që vendin ta çojmë në zgjedhje të lira dhe kurrsesi me zgjedhje të kapura dhe arbitrare. Shqipëria nuk do të jetë një one man show, por një shans për të gjithë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.