SPORT

Një shqiptare në Kombëtaren greke: Shqipërinë e kam në zemër, por dua ta mund

13:53 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dje u aktivizua për ngjyrat e kombëtares greke edhe një futbolliste me origjinë shqiptare, Stela Kotsaki. Pas përfshirjes në kombëtaren e moshave, mbrojtësja Kotsaki është katapultuar me të rriturat. 19-vjeçarja në ndeshjen me Maltën nuk u aktivizua për arsye të një dëmtimi, ndërsa në ndeshjen e djeshme ajo ka luajtur 11 minuta. Ndërkohë, që në ndeshjen me Shqipërinë ajo do të luajë nga minuta e parë.

Në një deklaratë për gazetën “Panorama Sport”, Kotsaki u shpreh: “Jam shqiptare dhe nuk e mohoj, pavarësisht se kam lindur në Greqi. Si lojtare profesioniste, do të mbroj ngjyrat e skuadrës sime, por Shqipërinë e kam në zemër dhe më merr malli për të. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë shpresoj të luaj nga fillimi i ndeshjes dhe do të luaj pa emocione, pasi i tillë është sporti. Do të luaj për skuadrën që unë jam federuar dhe kërkojmë kualifikimin për më tej”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.