POLITIKË

Të palarë për 50 ditë në çadër/ Basha, Ramës: Dëshmi nga Parisi thonë për ty se…

14:00 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga sheshi i është përgjigjur akuzave të Ramës, i cili pohoi dje se në çadër njerëzit rrinë 50 ditë pa u larë. Basha i është përgjigjur se ka zgjedhur të ri me të mjerët dhe me këtë erë, sesa të rri me të pasurit dhe që parfumuesen me hashash.

“Thua për ne që kemi 50 ditë që s’lahemi. Mos nuk lahesh ti, se kështu kanë ardhur dëshmitë nga Parisi. Po dhe po të ketë njerëz që nuk bëjnë dot dush, më mirë era atyre se parfumi i trafikantëve me të cilët rri çdo ditë.

Kjo është çështje shijesh. Është dhe çështje bindjesh. Ti ke zgjedhur të rrish me bundrrat e krimit që parfumosen me erën e hashashit dhe ngjyejnë hundët me miellin e bardhë, por unë jam me popullin që ka vendosur të të shporrë ty një herë e mirë bashkë me kriminelët.

Ndaj minutat që po kalojnë shpresoj të të kthjellojnë, se ne të mjerët jemi plot 3 milionë përballë një çerdheje kusarësh. Përballja do të jetë fatale me krimit por do jetë paqësore, demokratike e evropiane. Mos i fryj përçarjes së shqiptarëve, se ne të mjerët jemi kudo,” tha Basha.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.