AKTUALITET

Thirrja e Totozanit: Zbardhni ngjarjen, agresorët e Cukut të dalin para drejtësisë

14:23 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, vrasje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

E ndërsa i shprehu ngushëllimet familjarëve të komisar Cukut, Totozani u bëri thirrje organeve kompetente të zbardhin menjëherë ngjarjen e rëndë.

“I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të Artan Cukut. Ngjarja duhet të zbardhet sa më parë nga organet kompetente dhe agresorët duhet të dalin para drejtësisë”, – tha Avokati i Popullit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë, u ekzekutua dje në pritë pranë banesës së tij në Tiranë, te “Rruga e Kosovarëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.