Kryesore

Skena e vrasjes/ Artan Cuku u ekzekutua me 5 plumba, ja si i zunë pritë atentatorët

09:22 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmshëm, që i mori jetën ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, ngjarje kjo që tronditi Tiranën, por jo vetëm. Ky i fundit është qëlluar 5 herë, 4 i janë zbrazur në gjoks dhe një herë në kokë.

Mësohet se kanë qenë dy vrasës. Atentatorët kanë qenë njëri në hyrje të pallatit, ndërsa tjetri i fshehur brenda, ku dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun, duke e lënë të vrarë. Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive, pas këtij plumbi ish-zyrtari i policisë është shembur në tokë.

Pas atentatit, ata janë larguar nga vendngjarja me motor.

Teksa ka dalë nga supermarketi Cuku është përballur me dy autorët. Ai u qëllua me 5 plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerë në gjoks. Autorët e kanë qëlluar 5 herë duke u siguruar se e kanë lënë të vdekur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minut, rreth 40 sekonda, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga nata.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për armët e krimit, pasi dyshohet se është hedhur nga autorët, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve për të çuar në identifikimin e autorëve.

Dyshimet

Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një ngjarje në vitin 2004. Mësohet se kanë qenë 2 autorë, që të 2 nën 30 vjeç. Policia thotë se po heton në disa pista, angazhimin në polici të Cukut, por edhe punët e tij private, pasi së fundi ai ishte angazhuar në një biznes privat, në ruajtjen e sigurisë së objekteve.

Vrasja 

Një ish-drejtues i policisë së Shtetit është vrarë me armë zjarri në Tiranë tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, tek “Rr. e Kosovarëve”.

Viktima është Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Vlorës, i cili punonte si drejtues në një kompani private sigurie. Ai ka qene gjithashtu zv/drejtor i policisë së Tiranës.

Cuku është qelluar nga nje distance e afert me 4 plumba dhe policia eshte ende ne kerkim te autorit. Postoblloqe u ngritën gjithandej ne Tirane.

Artan Cuku u shkarkua nga policia e Shtetit në vitin 2014 dhe për këtë akt bëri padi në gjykatën Administrative.

Viktima i mbrëmjes së sotme, Artan Cuku, ishte një emër i njohur në rradhët e policisë. Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 –ën, kur dhe u shkarkua nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011. Pas lirimit, Cuku punoi disa kohë si pedagog pranë Akademisë së Rendit të Policisë së Shtetit.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.