AKTUALITET

Vrasja/ Dëshmitë: Gruaja e pa autorin, biseda me atentatorët në dialekt verior

12:56 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Pas dëshmisë së administratorit të pallatit, të tjera dëshmi janë mbledhur nga grupi i hetimit, Ata thonë se gruaja e ish-kryepolicit Artan Cuku e ka parë autorin.

Sipas dëshmive në grupin hetimor, njëri nga autorët e krimit është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut në momentin që është ngjitur në banesë, shkruan Shqiptarja.com.

Nga të dhënat e deponuara, ai ishte i ulur në shkallë, ndërsa kishte në dorë telefonin.

Ndërsa dëshmitarët që po merren në pyetje kanë deklaruar se debati që kanë dëgjuar mes Cukut dhe autorëve ka qenë me dialekt verior duke rikthyer në qendër të hetimit dosjen e vetëvrasjes së të riut nga Shkodra me armën e Cukut, pikërisht në 2005-ën.

Administratori i pallatit: Ja biseda me vrasësin para atentatit

Kur kanë kaluar pak orë nga vrasja e komisarit Artan Cuku janë zbardhur dëshmitë e para, pikërisht të administratorit të pallatit, ku jetonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës.

Ai ka pohuar se para ekzekutimit të Cukut ka parë një djalë të ri, elegant të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

“Para se të ndodhte ngjarja kam parë një djalë të ri te shkallët. Ishte elegant i veshur me të zeza dhe me kasketë (kapele) në kokë. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta se çfarë kërkonte. Ishte me telefon në dorë dhe ishte duke shkruar dhe e mbante kokën poshtë. Me tha po pres të më sjellin çelësin. Nuk munda ta shoh në fytyrë. Më pas unë u largova. Pas disa minutash dëgjova të shtëna dje mora vesh çfarë kishte ndodhur”, – ka thënë administratori i pallatit, raporton “BalkanWeb”.

Administratori i pallatit ka deklaruar gjithashtu se ish-zyrtarin e policisë, Artan Cuku e njihte prej 2 vitesh.

“Të ndjerin e njoh prej 2 vitesh kur ka nisur të banojë në pallatin që administroj”, ka thënë ai për grupin hetimor.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia e Tiranës ka angazhuar efektivët dhe specialistët më të mirë, ndërsa ka vënë edhe 3 milionë lekë shpërblim për ata që japin informacione të vlefshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.