AKTUALITET

Vrasja e komisarit, Fatmir Xhafaj mbledhje urgjente në Policinë e Tiranës

13:10 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Mbledhja urgjente po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe marrin pjesë Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Deri më tani janë marrë pamje filmike që tregojnë se si ishte veshur vrasësi i ish-policit, por edhe dëshmitë e para.

Gruaja e viktimës dhe  administratori i pallatit kanë deklaruar se e panë vrasësin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.