Kryesore

Zbardhen mesazhet e fundit të Artan Cukut, çfarë i shkruajti kolegut për punën në polici

18:15 - 09.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa i është dhënë lamtumira e fundit ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, janë zbuluar edhe mesazhet e tij që ka shkëmbyer më një koleg pak momente para ngjarjes tragjike për të.




Mesazhet konfidenciale të Cukut i ka zbuluar “NewsBomb” dhe ai i ka shkruar kolegut të tij, i cili ishte pushuar nga puna për ta pyetur se ç’ishte bërë me të më pas.

28 ditë qëndrova, u zura me Komitetin Qendror”, i shkruan Cukut, një ish-zyrtar i lartë i policisë duke nënkuptuar se ishte konfliktuar me eprorët e tij, raporton newsbomb.

Cuku, i cili dikur kishte qenë në të njëtat pozita, (në vitin 2015 është pushuar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të asokohe, Artan Didit me motivacionin “për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një vend tjetër”) e ngushëllon duke i thënë:

E varu trapin shok, kështu e ka puna e policisë. Të jemi mirë e të kemi fëmijet mirë”, shton ai, ku ndër të tjera shkruan edhe “Partitë të gjitha k*rva janë”.

Ndërkohë, Policia ka ngritur dyshimet e para për vrasjen e Artanit dhe deri tani është ngritur teza e një vrasjeje për hakmarrje, por zbardhja e ngjarjes vazhdon ende.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.