AKTUALITET

Beteja me shtetin/ Artan Cuku fitoi 12 paga dëmshpërblim, por jo rikthimin në punë

12:53 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm 3 muaj para se të vritej, apeli administrativ, rezulton ka vendosur që Artan Cuku të dëmshpërblehej me 12 paga nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për largim të paligjshëm nga puna.




Vendimi është marrë datë 2 shkurt 2017, dhe përcakton dëmshpërblimin, por jo rikthimin e tij në detyrë.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 30 ditëve. Ndërsa marrja e dëmshpërblimit hyn në fuqi 6 muaj nga ekzekutimi i vendimit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë Artan Cuku, i cili u vra këtë të shtunë, ishte shkarkuar nga detyra në qershor të vitit 2014.

Në atë kohë ai mbante postin “Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Por ky sektor u shkri, gjë që solli dhe largimin e tij nga puna, për të mos u emëruar në një funksion tjetër.

Cuku do të ngrinte padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtën e rikthimit në punë.

Por çështja do të apelohej nga ana e Avokaturës së Shtetit, që në këtë rast përfaqësonte interesat e Policisë së shtetit si palë e paditur, dhe Apeli Administrativ ka vendosur ta dëmshpërblejë atë me 12 paga, por jo rikthimin në punë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.