POLITIKË

Basha: Reforma pa zgjedhje të lira, gjykatësit do vihen në shënjestër të mafias

13:08 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sjellë një shembull domethënës për të ilustruar atë që mund të ndodhë nëse opozita pranon reformën në drejtësi pa zgjedhjet e lira dhe demokratike: Fatin e dy gjykatësve të famshëm italianë Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone që u vranë nga mafia.

“Ta zëmë për një moment me të vërtetë se reforma në drejtësi nuk ndodh ashtu si e ka projektuar Edi Rama për pushtetin e  tij dhe ne ia dalim të zgjedhim gjyqtarë e prokurorë të ndershëm. Po çfarë ndodh nëse nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme nëse nuk e shkëputim politikën nga krimi?! Këta do të vihen në shënjestrën e krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe do të kenë fatin e Borselinos e Falkones që në luftë me mafian gjetën vdekjen.

Kjo është e vërteta e Shqipërisë sot. Nuk është drejtësia e korruptuar që solli krimin. Është politika e korruptuar që polli drejtësinë e korruptuar që ka nevojë për të dhe që është gati të shtrembërojë edhe vullnetin popullor për interesa të saj dhe ka vetëm një ilaç, vetëm një melhem: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.