BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ditëlindja e PD, thyhet akulli politik, Berisha shtrohet në bisedë me të PS

15:00 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ditëlindja e PD, thyhet akulli politik, Berisha shtrohet në bisedë me të PS




      
Ditëlindja e PD thyhen akullin politik
Pavarësisht inateve politike, kundërshtive dhe replikave të njëpasnjëshme në kuvend, në media e forume, duket se një ditëlindje nuk përbën aspak rrezik për t’u konsideruar si një zonë e nxehtë debatesh, qëndrimesh tejet të kundërta. Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është i pari, që si i zoti i shtëpisë ka respektuar çdo të ftuar duke iu afruar, pse jo për të biseduar paksa larg poltronave politike e mediatike që ‘fryjnë’ hendekun e komunikimit demokratik mes politikanëve. Kryeministri i është afruar dy zonjave socialiste Arta Dade dhe Valentina Leskaj me të cilat ka shkymber një ‘Gëzuar’, por me shikimin paksa të shpërqëndruar diku më larg. Ka qenë kjo forma e komunikit që ai ka përdorur edhe pse për hir të së vërtetës dukej në formë dashamirëse.

Prifti ‘shtrohet’ në bisedë me Berishën
Të njëjtën mirësjellje, me një gotë në dorë Kryeministri Berisha ka kryer adetet me të gjithë të ftuarit e mbrëmjës, duke shkëmbyer ‘gëzuar’ si me mbështetësit e tij, ashtu dhe me kudnërshtarët politikë, të cilët janë trëguar jo më pak të gatshëm për të qënë të pranishëm. Mjaft i vëmendshëm është treguar përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti, i cili mesa duket po e dëgjon seriozisht atë çka po thotë kreu i qeverisë. Ndërkohë për deputetin Astrit Patozi mund të themi se paparaci ynë është treguar paksa i zgjuar, pasi i ka tërhequr vëmendjen duke e bërë të shkëputet pak nga biseda që po zhvillonte deri në atë çast.

Më i riu në festë, më i respektuari
Të qënit ministri më i ri në kabinetin qeveritar bën që të jetë edhe më ‘i begenisuri’. Ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj nuk kishte sesi të mungonte në festën e partisë demokratike organizuar në Pallatin e Kongereseve. Ka ardhur me pak vonesë dhe i buzëqeshur ai është bashkuar me kolegët e tjerë ministra pa harruar fillimisht të drejtohet tek eprori i tij kryeministri Berisha, për ta përshëndetur. Nuk kanë munguar në fakt as bisedat e tij me të pranishmit e kampeve të tjera politike duke trokitur gotat e verës. Duke patur parasysh faktin se është ende i freskët në postin e tij si ministër, Alibeaj ka vazhduar të marrë një sërë urimesh dhe komplimentash të tjera në punën e tij.


Ndriçim Xhepa në festën e demokratëve
Në festën e Partisë Demokratike nuk kanë munguar edhe artistë të shumtë, veç politikanëve dhe analistëve të njohur. Një ndër to ishte edhe aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa. Ka qenë i ftuar i veçantë dhe nuk ka lënë pa nderuar politikanët e kampit blu. Gjatë ceremonisë ai ka qëndruar me pronarin e televizionit KLAN, Aleksandër Frangaj duke ndenjur deri në fund të pritjes së organizuar në Pallatin e Kongereseve. Xhepës i është dashur që këtë herë të heqë dorë nga veshja e zakonshme duke lënë mënjanë look-un sportiv për t’i lënë vend kostumit.


Familja Hajdari shpirtërisht e lidhur me PD
Nuk kanë munguar në festën e Partisë Demokratike as gruaja e ish-deputetit Azem Hajdari e shoqëruar nga i biri, Kiri. Mjaft të afërt me familjen kryeministrore ata kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre. Gjatë gjithë ceremonisë u vu re një vëmendje dhe përkushtim i zonjës Hajdari ndaj të birit, pse jo duke e konsideruar atë gjithmonë të vogël. Kiri udhëton herë pas here në Francë ku kryen atje edhe shkollimin. Një gotë verë ka mjaftuar që familja Hajdari të gëzojë bashkë me kampin blu, ditëlindjen e partisë më të madhe në pushtet.

****

Ky shkrim u botua më 15 dhjetor 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.