POLITIKË

Brukseli mesazh për opozitën: Keqardhje, debatet brenda parlamentit, jo jashtë tij  

14:24 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zëdhënësja e Përfaqësueses për Politikën e Jashtme të BE-­së, Maja Koncijançiç u ka bërë thirrje partive politike dhe opozitës në veçanti që të dialogojnë mes tyre për zgjidhjen e krizës. Në këto kushte, opozita ka marrë një mesazh të prerë nga Brukseli, lidhur me bojkotin e saj prej rreth dy muajsh në parlament dhe në zgjedhje.

“Ne e kemi ndjekur nga afër situatën. Që kur nisi bojkoti i opozitës ne shprehëm keqardhje, sepse besojmë se debati politik nuk duhet të mbahet jashtë, por brenda parlamentit.

Nga pikëpamja jonë bashkëpunimi mes opozitës dhe qeverisë dhe dialogu mes tyre janë thelbësore edhe për ambiciet e vendit, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Sigurisht që përgatitjet duhet të mbahen në parlament dhe jo jashtë tij dhe nga perspektiva jonë bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës dhe dialogu i tyre janë thelbësore edhe për ambiciet e vendit për të hyrë në BE.

Sigurisht që përgatitjet për zgjedhjet e pritshme janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe ne e kemi ndjekur nga afër situatën. Ju thatë se sot është afati i fundit për regjistrimin, për ne është shumë e rëndësishme që të shohim të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të përgatitura mirë”, ka pohuar Koncijançiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.