AKTUALITET

Detaje nga vrasja e Artan Cukut/ Autori e priti në kafe, ja identikiti i vrasësit

19:28 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala ka zbuluar sot të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kanë në dorë dosjen e atentatit të dy ditëve më parë ku u ekzekutua “komisari i hekurt” Artan Cuku.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Lala sqaroi se tashmë prokurorët e kanë identikitin e vrasësit. “Është një djalë rreth 35-­vjeç, i hollë, i gjatë, i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapele. Ky person e ka pritur Cukun kur ka hyrë i vetëm në pallat.

Rruga për të shkuar tek pallati ka qenë e pashtruar dhe disi e veçuar nga rruga e Kosovarëve. Kur ka hyrë në pallat ai e ka kuptuar që do qëllohet dhe ka tentuar të shmanget duke thirrur një nga ashensorët. Ka thirrur ashensorin e tretë, në këto momente është qëlluar. Ka dyshime të forta që është përleshur me autorin, madje më herët ka thirrur ashensorin që t’i shpëtojë vrasësit, por kjo mbetet ende për tu vërtetuar”,­ tha Lala


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.