POLITIKË

Fidel Ylli sfidon opozitën: Mazhoranca ka 88 vota, ta provojnë mocionin

18:12 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fidel Ylli në një deklaratë të tij ka sfiduar opozitën shqiptare. Deputeti i Beratit i ka bërë thirrje PD-së që të bëjnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ylli është shprehur i bindur se mazhoranca ka 88 vota për të qeverisur.

“Unë nuk mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen sepse janë të gjitha vendime kushtetuese. Ne jemi në gjendje të vazhdojmë të zbatojmë Kushtetutën, siç bëri Sali Berisha që me votat e Dogjanit, Kadelit dhe Kaç Islamit mori 3 votat tona dhe qeverisi me 71 vota. Ne kemi 88 vota në Parlament dhe le të bëjnë ata që duan krizën një mocion që të rrëzojnë Edi Ramën dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, thotë Ylli.

Më tej, në komunikim e tij për Top Chanel, Ylli ftoi opozitën të votojë procesin e vetingut, gjë që është edhe kërkesë e ndërkombëtarëve.  “Vettingu do bëhet, të jeni të sigurtë që do bëhet. Ne tani kërkojmë, a do ketë për herë të parë shtet në Shqipëri, apo jo? Nëse del një i çmendur dhe thotë se unë nuk i dua, nuk mund të mbahen peng gjithë këto procedura që i kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Ne jemi të detyruar të vazhdojmë procedurën. Normale është që vettingu të bëhet me opozitën, sepse janë komisione që duhen ngritur, me pjesëmarrje të barabartë 3 me 3, por problemi është opozita që kërkon qiqra në hell”, tha Ylli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.