Kryesore

Detaje të reja/ Policia: 35-vjeçari i ekzekutuar, Elidon Mehmeti me precedentë penalë

11:53 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enrik MEHMETI

 

Policia e Vlorës ka dhënë disa detaje në lidhje me viktimën që humbi jetën për shkak të një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Vlorë.

Sipas uniformave blu, Elidon Mehmeti njihej nga policia shqiptare si person me precedent kriminalë, i përfshirë në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është arrestuar në shtetin italian për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”.

35-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës.

Ai u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford”, me targa AA 709 HM, teksa po lëvizte në drejtim të banesës së tij. Atentati është bërë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë zjarri nga një tjetër makinë.

Dyshohet se Mehmeti është ndjekur nga autori dhe është qëlluar në një moment kur makina, për shkak edhe të punimeve që po bëhen në zonë, ka qenë në limitet e shpejtësisë.

Pasi ka ikur për rreth 50 metra me makinën ndezur, mjeti është ndalur dhe 35­-vjeçari ka tentuar të dalë për të kërkuar ndihmë.

Breshëria ka terrorizuar banorët e paktë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes në ato momente.

Kalimtarët janë afruar për ta ndihmuar ndërsa autoambulanca, e cila ka mbërritur në një kohë të shpejtë, e ka shoqëruar në spital. Deri në këto momente, Policia ka shoqëruar 8 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për arrestimin e autorëve.

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e 35-vjeçarit Elidon Mehmeti. Sipas informacioneve dyshohet se atentati ka lidhje me konflikte të vjetra të 35-vjeçarit por nuk dihet se çfarë arsyesh fshehin këto konflikte.

Bëhet më dije se viktima mesnatën e mbrëmshme po  udhëtonte me një mjet tip “Ford” me ngjyrë të kuqe, pasi është qëlluar, ai është transportuar në ambulancë në spital, por pa mundur të mbijetonte.

Ngjarja ka tronditur Vlorën mbrëmjen e djeshme, ndërsa në video shihet se qytetarë të shumtë  kuriozë janë afruar pranë makinës.

Mehmeti u qëllua me breshëri automatiku, ndërsa lëvizte në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës.
Policia e Vlorës ka sekuestruar pamjet filmike të disa lokaleve e ambienteve pranë vendit të ngjarjes për identifikimin e autorëve, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe po ushtrohet kontroll mbi çdo të dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.