POLITIKË

Kallëzim penal për Armando Subashi/ Bashkia ka bërë prishje selektive në Fier

17:49 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike e Fierit ka bërë kallëzim në prokurori për kryebashkiakun Armand Subashi për abuzim me detyrën. Luan Baçi, kreut të PD në Fier, bashkia ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit  kryesor të qytetit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Fierit, që nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor ka sqaruar se çdo prishje në zonë, është bërë bazuar në projektin urbanistik. “Projekti që po realizohet për rehabilitimin e rrugës “Ramiz Aranitasi” është në zbatim dhe në këto kushte askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato ende nuk kanë përfunduar dhe janë në vazhdim.

Konflikti personal mes komshinjve mund të zgjidhet në gjykatë dhe nuk mund të ndërhyjë bashkie”, tha ai. Ndërkohë PD ka akuzuar bashkinë e Fierit dhe për vendosjen e një gjobë 100 mijë lekë për vendosje tabele pa leje, ndërkohë që demokratët thonë se kanë aplikuar për leje online. Në lidhje me këtë pretendim, Çako thotë se aplikimi për leje është bërë pas vendosjes së gjobës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.