SPORT

Kush është 18-vjeçari shqiptarë që fitoi çekun 12 mijë dollarësh dhe titullin “mjeshtër”

13:44 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përveç se ka qëndruar midis mjeshtrave të mëdhenj te bilardos, shqiptari 18- vjeçar  fitoi dhe kampionatin  me rezultatin 2-0. Quhet Klenti Kaci dhe ka aftësi dhe një talent të jashtëzakonshëm për një 18-vjeçar, aq sa i lejuan të fitonte dhe Kampionatin Masters të Aramith në New York. Ai arriti të mposhtë në finale filipinasin  Carlo Biado me rezultatin e pastër 2-0. Përveç triumfit në këtë turne prestigjioz, Klenti ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave amerikane për talentin e tij dhe për moshën e re, teksa e konsiderojnë me një të ardhme të sigurte në këtë sport.

Në një prej shkrimeve dedikuar pikërisht Klentit lexohet se djaloshi, që luan rregullisht në Euro Tour, prej 8 muajsh gjendet në SH.B.A. ku ka zhvilluar një sërë sfidash për të fituar më tepër përvojë.

Suksesi i arritur prej tij në Aramith Mastëer Championship, që është një turne i vlefshëm për Ëorld Pool Series ishte një pasqyrim i aftësive të 18 vjeçarit shqiptar, aq sa shumë komentator lojën e tij në finale me Biadon e cilësuan si atë të një veterani duke shfaqur një pjekuri të madhe.

Suksesi në Mastersin e Aramith i siguroi Klentit dhe çekun prej 12 mijë dollarësh për vendin e parë por mbi të gjitha një vend mes mjeshtërve të bilardos botërore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.